Pas tre javësh pezullimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyrë.(Lexo ketu)
Në një intervistë për Ora, ai tha se vlerëson maksimalisht Presidentin Meta.
“Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës” tha Koni.
Ndërkohë pyetjes se si e vlerësonte dekretin e Presidentit Ilir Meta, ai u përgjigj.
“Dekretin e Presidentit dhe relacionin shpjegues e vlerësoj maksimale. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kur mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dhe garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj me përkushtim”, u shpreh rektori Koni.