Pak më shumë se dy orë nga takimi që ka pasur në preasidencë me Ilir Metën, Basha do të mbledhë aleatët rreth orës 13:30, ku do ti njohë ata me shqetësimet e deklaruara nga kreu i shtetit, për kapjen e Reformës në Drejtësi.
Burime nga presidenca bëjnë me dije se ka qenë Meta, ai që i ka kërkuar kreut të opozitës, që shqetësimet e tij, tia paraqiste dhe aleatëve në opozitë.
Në një njoftim të bërë për mediat, presidenca thotë se Meta do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.
Njoftimi i presidencës:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.
Presidenti Meta gjatë ditës së djeshme në një koferencë të dhënë për mediat, u shpreh se Kuvendi u tall me Komisionin e Venecias, të cilit edhe pse i kishte kërkuar opinion për emërimet në Kushtetuese, nuk priti një vendim, por kaloi dy projektligje, që synojnë heqjen e kompetencave të kreut të shtetit në betimin e gjyqtarëve.
(E.K/Faxweb.al)