Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar se në datën 24 korrik do të zhvillohet ceremonia e betimit si president i vendit. Ky vendim është firmosur sot nga Meta nën cilësinë e Kryetait të Kuvendit.
“E hënë, datë 24 korrik 2017, ora 18:00 Rendi i ditës Bazuar në urdhrin nr. 44, datë 3.7.2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, rendi i ditës së seancës plenare është si më poshtë vijon: 1. Betimi i Presidentit të Republikës. (Neni 88, pika 3 të Kushtetutës)”, shkruhet në njoftimin zyrtar të parlamentit, urdhër ky që mban firmën e Ilir Metës si kryetar kuvendi i Shqipërisë. (J.V/Shuplaka)