09:10 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta flet pas takimit me ministrin e Italisë: Asistenca italiane për rindërtimin, e mirëpritur

17:13 | 11/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta flet pas takimit me ministrin e Italisë: Asistenca italiane për rindërtimin, e mirëpritur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas takimit që pati para disa minutash me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka treguar se çfarë diskutoi me ministrin, ndërsa ndau me publikun edhe foto nga takimi.

Kreu i shtetit i ka shprehur falenderime për kontributin e deritanishëm të dhënë nga Italia, ndërsa u shpreh i hapur edhe për ndihma të tjera për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti.

“Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Sh.T.Z. Luigi Di Maio. Shpreha falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë.

Asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur! Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionale mes dy popujve tanë, meritojnë të forcohen më tej, për një të ardhme më të ndritur!”, tha Ilir Meta në “Facebook”.

Më herët, ministri italian u takua edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë takimeve, Luigi Di Maio ka diskutuar me liderët jo vetëm për tërmetin, por edhe për situatën politike dhe sesi duhet të arrihet në një zgjidhje. Ai kërkoi nga mazhoranca dhe opozita që të ulen në dialog.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: ilir metaLuigi di Maio
Pas

Plagosje me armë zjarri në Kukës, policia në vendin e ngjarjes

Para

Agravohet situata në shkollën “Emin Duraku”, prindërit refuzojnë të çojnë fëmijët: Çfarë i kërkojnë drejtorisë

Para
Agravohet situata në shkollën “Emin Duraku”, prindërit refuzojnë të çojnë fëmijët: Çfarë i kërkojnë drejtorisë

Agravohet situata në shkollën "Emin Duraku", prindërit refuzojnë të çojnë fëmijët: Çfarë i kërkojnë drejtorisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Media britanike “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.