Teksa flitet për një përçarje mes tij dhe LSI-së, i pari i listës në Vlorë Luan Rama thotë se në mesin e këtyre thashethemeve nuk ka asgjë të vërtetë.
Luan Rama tha se janë të gjitha thashetheme dhe se e gjithë lista e kandidatëve është krijuar nga vetë ai, ndësa shtoi se objektivi i LSI-së në Vlorë janë 3 mandate.
“I gjithë parashtrimi është ndërtuar mbi një tymnajë thashethemesh që qarkullon në Vlorë pasi unë jam në detyrë, jam zv/kryetar i LSI, dhe në krye të shtabit elektoral në Vlorë. Lista e kandidatëve për deputetë është një proces i gjatë konsultimesh që kam bërë me të gjithë.
Janë zgjedhje drejtpërdrejt e imja. Prandaj çdo koleg që vjen e kërkon votën për kandidatët, është një kontribut shtesë që synon që LSI të përmbushë objektivin e saj për 3 mandate në Vlorë.
Përsa i përket afrimit me PS, unë nuk e kam fshehur kurrë që jam socialist. Nuk kam asnjë inkoherencë me qëndrimet e mia në 30 vitet në politikë,” tha Luan Rama.
Lidhur me këtë përplasje të mundshme brenda LSI-së , foli mbrëmë dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ‘Ilir Meta pushkatoi Luan Ramën’. (Lexo edhe kete) (E.K/Faxweb.al)