17:41 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta ftesë Presidentit të PE për vëzhgues në zgjedhje

17:12 | 04/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta ftesë Presidentit të PE për vëzhgues në zgjedhje

Ilir Meta mësohet se i ka bërë një kërkesë zyrtare Presidentit të PE, Antonio Tajani për të dërguar  vëzhgues të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Sipas Metës, monitorimi nga ana e PE i shërben cilësisë së procesit zgjedhor. Monitorimi sipas Metës do të bëjë që zgjedhjet të jenë më transparente.

Mësohet se Meta i ka bërë thirrje kreut të Parlamentit Europian për një grup vëzhguesish ndërkombëtarë nga Brukseli. Meta po ashtu ka shtuar se monitorimi i procesit i shton legjitimitetin rezultatit të zgjedhjeve.

Teksti i plotë i letrës:

Drejtuar: SH.T.Z. Antonio TAJANI

PRESIDENT

PARLAMENTI EVROPIAN

BRUKSEL

I nderuar Zoti President,

Më lejoni t’Ju informoj se më 18 qershor 2017 do të zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë në konsideratë angazhimin e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt, transparent, demokratik e në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore ndërkombëtare, kam kënaqësinë t’Ju përcjell ftesën në emër të Kuvendit të Shqipërisë për një grup vëzhguesish ndërkombëtarë nga Parlamenti Evropian.

Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre, lutem pranoni, i nderuar Zoti Tajani, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

Ilir META

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: metavezhgues
Pas

Protesta në Kavajë, Drejtoria e Burgjeve pezullon lejet për të dënuarit

Para

Makina del nga rruga në Bulqizë, plagosen 5 persona

Para
Makina del nga rruga në Bulqizë, plagosen 5 persona

Makina del nga rruga në Bulqizë, plagosen 5 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armëpushimi në Gaza/ Izraeli pranon propozimin e ri të Witkoff. Dokumenti po shqyrtohet nga Hamas

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

Vjehrra denoncon zhdukjen e nuses së djalit në polici,17-vjeçarja u largua dhe nuk u kthye më

Krujë/ Kultivuan parcelën me kanabis në malësi, shpallen në kërkim 2 persona! Policia u sekuestron edhe makinat me lëndë pesticide

Lëvizje dhe rokada në Policinë e Tiranës/ Largohen disa shefa, marrin detyrën disa të rinj

“Nuk kemi krizë qeveritare”, zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi flet për DW: Vetëvendosje tani nuk ka nevojë për partnerë

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA vendos kufizime vizash për zyrtarët e huaj që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve

Mbyllet parlamenti i vitit 2021, deputetët zgjedhin zanatet e vjetra e rrugë të reja

Rolet e lidhura me AI po lulëzojnë: E ardhmja e punës është këtu

Heshtja në radio e Ferrarit, drejtori Vaser: Nuk flemë dhe as nuk po pimë birra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.