Sa i përket serverit të ILDKPI-së zoti Meta është shprehur se është e drejta e Ambasadorit të shprehë hapur qëndrimin e tij.
‘’Mbasi zoti Ganaj ka ngritue këtë shqetësim unë jam takuar disa herë me të dhe zotin Llalla. Ata kanë patur këndvështrime të ndryshme përsa i përket kompetencave të prokurorisë për preyendimet e prokurorisë. Unë kam insistuar që çdo veprim të ishte i ligjshëm dhe të zbatohej vendimi i Gjykatës.
Të hetosh mbi të vetmin institucion hetimor që ka vendi është një përgjegjësi shumë e madhe. Unë jam përpjekur për normalizimin e marrëdhënieve mes institucioneve. Nëse ambasada më sjell të dhëna për një prokuror është çështje tjetër. Nëqoftë se quajmë pengesë prokurorin për shortin e KED kjo është për t’u vënë në pikëpyetje. Nuk jam këtu për të bërë as avokatin e Prokurorit dhe as avokatin e ambasadorit. Letra e zotit Llalla kishte disa ditë që ishte në zyrën time. Ajo u shpërnda pasi u akuzua publikisht’’, u shpreh Meta.
Balla: Ju thatë se Reforma në Drejtësi është pronë e shqiptarëve. Ndërkohë që ne e dimë që SHBA është një sponsor i kësaj reforme.
Meta: Patjetër që po pasi Amerika ka një vend shumë të rëndësishëm. Nëse Lu do ishte ambasador i një vendi tjetër shumë nga deklaratat e tij do të ishin të papranueshme. Ne pranojmë edhe kritika pasi kemi nevojë të përmirësohemi. Por asnjë ambassador nuk zëvendëson institucionet në Shqipëri. (E.K/SHUPLAKA)