Meta godet fort: Ramës nuk i kryejnë punë analistët dhe sondazhet e paguara (VIDEO).
Ilir Meta, në një miting në Pogradec tha se sondazhi për zgjedhjet e 25 qershorit është bërë dhe LSI do të jetë forcë e parë.
Ai këtë e theksoi, teksa ka folur për, sic ka thënë ai, sondazhet dhe analistët e paguar nga Edi Rama.
“Vendimi është marrë. Le të çojë sa të dojë Edi Rama analistët e paguar prej tij nepër ambasada, në ekranet e televizioneve të paguara prej tij, sondazhet më absurd në botë.
Sondazhi është bërë, LSI është forcë e parë, LSI ka gjithë rininë e Shqipërisë”, ka thënë Meta.
Duhet thënë se rezultatet e sondazheve kanë qenë jo pak herë të kontestuara.
Edhe nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka thënë sot se LSI-ja nuk trembet nga sondazhet e kryera nga Sorosi. Ajo ka kujtuar se edhe në Amerikë sondazhet nxirrnin fituese Hillary Clintonin gjë që nuk rezultoi e vërtetë.
(E.K/SHUPLAKA)