Nga momenti në moment pritet të nisë ceremonia e betimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në ambientet e sallës plenare në Parlament kanë mbërritur edhe deputetët e pozitës edhe të opozitës, madje edhe presidenti që do bëjë betimin.
Në ambientet e jashtme të godinës së Parlamentit, deputetja e Ps-së Arta Dade binte në sy për veshjen e saj. Një fustan i zi, që e bënte Daden të dykej mjaft e sofistikuar dhe hijshme. Ndër deputetët e PD-së që morën pjesë ishin edhe Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha.
Ndërkohë edhe kryetarja e LSI-së dhe bashkëshortja e presidentit Monika Kryemadhi, ka mbërritur po ashtu në Parlament. Ajo nuk do ta shoqërojë Metësn gjatë betimit, pasi e ka refuzuar postin e Zonjës së Parë dhe do të ulet krah politikanëve të tjerë. Kryemadhi ishte e veshur me një kostum rozë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2488″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]