23:48 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta i “bëri golin”, çfarë ka në dorë Rama për mbajtjen e zgjedhjeve. Flasin juristët

20:52 | 08/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Metës në Presidencë

Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga ana e presidentit Meta i ka dhënë një tjetër rrjedhë zhvillimeve politike në vend.

Ndryshe nga sa pritej derimë tani protesta e opozitës ka qenë tërësisht paqësore, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që qytetarët të ruajnë qetësinë, pasi fundi i betejës po afron.

Aspak i qetë ndërkohë është shfaqur Rama në Berat, ku deklaroi se zgjedhjetn në Qershor do të mbahen edhe pa dekretin e presidentit. (Lexo edhe këtu) 

Por çfarë mendojnë juristët për këtë?

Ish kryetari i KQZ-së Kristaq Kume është shprehur se shtyrja e datës së zgjedhjeve është e drejtë e Presidentit të vendit.

Sipas tij kjo datë mund të atakohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Por, shtoi ai, në kushtet që Gjykata Kushtetuese nuk ekziston, dekreti i Presidentit Meta hyn në fuqi automatikisht dhe kështu zgjedhje nuk do të ketë.

Ndërkohë që Ylli Manjani ka deklaruar se shpreson që ajo që Rama tha në Berat të jetë vetëm për konsum militantësh, pasi ai nuk do të imagjinonte që kryeministri i vendit të ishte një puçist.

“Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që “ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret”, shpresoj të jenë ende të nxituara…. Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS…Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh…Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist…”, është shprehur Manjani.

Ndërkohë që presidenti Meta në deklaratën e tij për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, tha se kjo bëhej për të shmangur polarizimin  e mëtejshëm të situatës politike, dhe shmangien e përplasjes mes vetë qytetarëve.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: cfare ka ne dore rama per zgjedhjetMeta-Ramashtyrja e zgjedhjeve
Pas

Protestuesit drejt Parlamentit, FNSH me forca shtesë. Snajperë mbi tarraca/ VIDEO LIVE

Para

Pas shtyrjes së zgjedhjeve, presidenti Meta bën reagimin e dytë të fortë

Para
Dita kombëtare e jetimëve, Meta: Të punojmë për edukimin e tyre

Pas shtyrjes së zgjedhjeve, presidenti Meta bën reagimin e dytë të fortë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.