Kreu i Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta, i dënoi qëndrimet nacionaliste në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas tij, ky është një qëndrim ballkanik dhe aspak europian, ndaj dhe LSI distancohet nga këto deklarata. Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI-së, kreu i Kuvendit u shpreh ndër të tjera se “duhen forcuar akoma më tepër marrëdhëniet vëllazërore me Greqinë dhe me minoritetin grek në vendin tonë”.
Qëndrimi i Metës bie ndesh me ato të kryeministrit Edi Rama, i cili javët e fundit ka shtuar retorikat nacionaliste me Athinën zyrtare, gjë që ka sjellë reagimin e qeverisë greke dhe minoritetit grek në vendin tonë.
Asnjë çështje e trashëguar nuk duhet të cënojë këtë miqësi dhe intersat e dy vendeve. Ndaj çdo retorikë demolizuese nga Athina apo Tirana nuk i shërben marrëdhënieve mes Greqisë e Shqipërisë dhe LSI distancohet nga kjo retorikë.