Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, ish-kreu i LSI-së, njëherësh dhe Presidenti i zgjedhur Meta në një intervistë për emisionin “Arena” u duk i palëkundur në deklaratën për armatosjen e popullit.
Hila: Nuk është pak e ekzagjeruar thirrja që bëtë për armë pas rrahjes së militantit tuaj në Rabosht?
Meta: Më duket se ka qenë shumë e qartë, në rast se policia nuk i lidh zagarët e rilindjes, pra për këta personat në kërkim që janë atje, që i di gjithë Lezha që merren me kanabisin dhe tani merren edhe me vjedhjen e blerjen e votave. Me dhunimin e miliantëve të LSI apo cdo force politike që nuk i pëlqen Rilindjes së tyre. Atëherë jemi të detyruar ti armatosim njerëzit, pse?
Sepse nëse policia bëhet palë me bandat, atëherë këtu nuk ka më asnjë garanci për siguri publike të njerëzve. Dhe nuk mendoj se një shqiptar është më trim se një shqiptar tjetër. Kështu që mesazhi ka qenë i qartë për policinë, ka qenë i qartë për banditët, ka qenë i qartë edhe për qytetarët. Ne kemi një shprehje: Guri më mirë vrihet se sa rrihet.
(M.D/Shuplaka)