Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, në takimin e sotëm elektoral në qytetin e Shkodrës, ka vazhduar me deklaratat e tij për Tomin dhe Xherrin, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
“LSI do të dalë Forcë e parë, sepse shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me Tomin dhe Xherrin, LSI forcë e parë sepse do sjellë kryeministër Petrit Vasilin.
Forcë e parë sepse Shkodra dhe gjithë Shqipëria ua piu lëngun Tomit dhe Xherrit, nuk ka kohë më shkodra për të humbur me këta.
Nuk ka kohë rinia e Shkodrës, për të besuar këtë marrëveshje, prandaj vota më 25 qershor do të jetë për rininë dhe kundër oligarkisë, vota më 25 qershor do të jetë për ata që duan një shans për gjithë shkodranët dhe për gjithë shqiptarët dhe ata që duan të japin pasuritë e shqiptarëve në mënyrë të padrejtë me koncension.
Kjo qeveri e ka vendin në arkivat e shqiptarëve dhe shqipërisë si qeveri e shëmtuar e cila tallet me dinjitetin e shkodranëve dhe shqiptarëve. Rinia e Shkodrës nuk ka më asnjë minutë për të humbur. Do të japi fundin për Tomin dhe Xherin duke votuar LSI-në.
Shkodra e ka marrë vendimin e saj, Shkodra e traditës, do t’i thotë jo Tomit dhe Xherrit dhe do t’i thotë po rinisë së vet, prandaj të gjithë në votime më 25 qershor. Të gjitha votat, jo vetëm për simpatizantë, por është vizion i çdo shkodrani që do demokracinë, që ndihet i papajtuar dhe i tradhëtuar.” Deklaroi Meta. (D.D/Shuplaka)