Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka befasuar në studion e Arian Çanit, “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.
Ajo i ka treguar gazetarit një çek me shumën 1000 euro, të cili kishte brenda një shumë prej 1000 eurosh dhe kjo shumë kishte ardhur nga shitja e çizmeve me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama në parlament ditën kur Arta Marku u votua si Kryeprokurore.
Ajo tha se pronari i një fabrike ia kishte kërkuar t’ia blinte këto çizme dhe ajo kishte pranuar vetëm më një kusht, që këto para do të shkonin për fëmijët jetimë.
Çani e pyeti atë se sa kishin kushtuar ato çizme me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama, çmim që sipas Kryemadhit ishte 120 mijë lek të vjetra.
E pyetur nga Arian Çani se si ka reaguar ilir Meta pas veprimit të saj në Parlament Kryemadhi është përgjigjur se është duke i mbajtur inat prej katër ditësh.
“Meta ka katër ditë që nuk më flet. Edhe pse unë kam qenë e angazhuar me intervista dhe kur kam shkuar në shtëpi e kam gjetur në gjumë, ose ka bërë sikur po fle, por që ka 4 ditë që nuk kam folur. Vetëm sot në mëngjes folëm pak,” tha Kryemadhi.
Duhet thënë se pas vendosjes së Metës në Presidencë daljet publike me Kryemadhin kanë qenë të pakta. Ndoshta për “qetësinë dhe dashurinë” e Presidentit të vendit sjellja e Kryemadhit ka qenë pak e tepruar. (E.K/FAXWEB)