Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive në Kryesinë e Kuvendit, Kryetari i saj Ilir Meta ka deklaruar se ai ka bërë çdo përpjekje për të mundësuar dialogun mes opozitës dhe qeverisë, por sipas tij është për të ardhur keq që opozita nuk ka realizuar kontributin e saj në këtë drejtim.
“Dialogu ka munguar për një kohë të gjatë dhe eshtë për të ardhur keq, që nuk po demostrohet vullneti për t’i dhënë qytetarët një proces normal siç e meriton vendi dhe shoqëria jonë.
Opozita ka të drejtën e saj të quajë të kotë çdo përpjekjen tonën, timen. Mos prisni të them se ajo e bën këtë gjë për çfarëdolloj arsye, si kryetar i kuvendit kam bërë çdo përpjekje, që nga dita e parë e vendosjes së çadrës dhe protestës, por është për të ardhur keq që opozita e barazon dialogun me ultimatumin.
Janë bërë disa hapa të rëndësishëm nga ana e mnazhorancës për të krijuar një klimë mirëbesimi, por opozita ka një axhendë që nuk po i shërben këtij procesi dhe as opozitëm vetë. Vetëm pjesëmarrja do të bënte të mundur që jo vetëm opozita të ndihmonte garantimin e zgjedhjeve por të ishte ajo opozitë që meritojnë qytetarët shqiptarë.
Ky është një kod i mallkuar zgjedhor i bërë në errësirë në 2008, është i pandershëm për të penguar çdo përpjekje. E pengon për të arritur në dy tre duar, një process të hapur dhe konkurrues.
Kodi është bërë në ndryshimin e dhunshëm që iu bë kushtetutës në konsensusin e madh. Do bëjmë çdo përpjekje për të garantuar qytetarët se vota e tyre do të jetë e barabartë. Do donim që të gjithë, fakti që është bërë një marrëveshje tregon se këto përpjekje nuk janë shterruar. Vendi meriton qetësi, paqëe sociale.
Unë nuk dua të hyj në çështje teknike, çdo gjë që i shërben transparencës, garancia e sa më shumë forcave politike, patjetër që duhet bërë në mënyrë që shqiptarët të shkojnë më në fund në zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, deklaroi Meta.