Presidenti Ilir Meta pasi njoftoi se do të depozitojë kallëzim penal, ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit, kërcënoi sërish me shpërndarje të parlamentit. Kreu i shtetit la të kuptohej se do të bënte çdo gjë nëse sipas tij cënohet Gjykata Kushtetuese.
Meta bëri thirrje që të hetohet edhe veprimtaria mafioze e KED dhe e parlamentit.
“Parlamenti shpërndahet me një dekret, apo jo? Edhe presidenti shkarkohet nga parlamenti, kur është legjitim, por vendos Gjykata Kushtetuese. Kjo është vija e kuqe. Nuk mund të cënohet Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të zgjidhet në mënyrë mafioze. Gjykata Kushtetuese është mbi të gjithë. E gjithë kjo bëhet për të krijuar idenë se Vorpsi u zgjodh nga KED-ja dhe u botua në atë që quhet Fletorja Zyrtare. Është një process I bërë nga parlamenti dhe KED, prokuroria duhet të hetojë marrëdhenien e tyre. Sipas KED, parlamenti nga dy anëtarë të zgjidhte tre, dhe presidenti, nga 2 të zgjidhte 1. Nuk ka fëmijë në Shqipëri që nuk e ka kuptuar këtë lojë”, deklaroi Meta.