Presidenti Ilir Meta gjatë një deklaratë për mediat ka bërë ditur se ka dekretuar ligjin për ndryshimet në Kodin Penal, i cili u votua një javë më parë nga Kuvendi dhe konsiston me ndryshimet në kuadër të pandemisë së COVID-19.
Meta u shpreh se ka ndjekur shqetësimet e bëra mbi ndryshimet dhe se kjo është një kërkesë kushtetuese që kërkon konsultim.
Po ashtu Meta thekson se ndryshimet janë thelbësore dhe se shpallja e ligjit u vlerësua e
nevojshme në sitatën e pandemisë.
Meta tha se ndryshimet janë thelbësore, pozitive kanë reflektuar nje pjese sugjerimet e avokatit të Popullit e shoqerisë civile.
Presidenti shtoi se norma penale aplikohet vetëm mbi personat që janë paralajmeriar më parë me një masë administrative.
“Ju përgjigj kërkesës për bashkëpunim dhe konsensus nga Kuvendi dhe qeveria për ndryshimet në Kodin Penal, diskutimi i gjerë ka çuar në përmirësime thelbësore të produktit final.
Nisur nga gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe për shkak të boshllëkut ligjor që ka kodi penal
Presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe Qeverisë që mbrojtja e shëndetit publik të garantohet edhe nga norma penale është e mire.
Mes draftit të propozuar fillimisht nga deputete, atij të miratuar në komisionin dhe të miratuar në seancë ka ndryshime thelbësore pozitive që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të avokatit të popullit, ekspertëve të së drejtës dhe Presidentit që lidhen me llojin dhe masat e dënimit penale në përputhje me parimin e ligjshmërisë penale dhe juridike”, tha Presidenti Meta.