05:44 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Meta komenton intervistën e Ramës për “The Telegraph”: Kur jemi kaq të ndarë, ndërkombëtarët nuk na duan!

21:44 | 24/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta komenton intervistën e Ramës për “The Telegraph”: Kur jemi kaq të ndarë, ndërkombëtarët nuk na duan!

Kreu i Kuvendit Ilir Meta komenton intervistën e Kryeministrit Rama për prestigjiozen “The Telegraph”. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Meta tregon se nuk e ka lexuar se çfarë ka thënë kryeministri, por e ka dëgjuar nga të tjerët. Megjithatë, ai bën një koment dhe thotë që shqiptarët duhet të përqendrohen te problemet e tyre dhe të mos jenë të ndarë, sepse atëhere mund të bëhen të bezdisshëm për ndërkombëtarët.

“Unë nuk e kam lexuar. Komentin e kam shumë të thjeshtë. Së pari ne të mos braktisim Shqipërinë, dhe të përqendrohemi te zgjedhjet dhe te problemet tona, të tregojmë bashkëpunim dhe integrim për çështjet e shtetit dhe të kombit e mëpastaj të botës. Në momentin kur jemi kaq të ndarë, jemi të bezdishëm për të tjerët dhe nuk na duan. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim nga administrat e SHBA-së. Deklarata kanë qenë të qarta edhe nga ministri i ri i mbrojtjes, edhe nga takimi me NATO-n për Kosovën. As për Shqipërinë asgjë nuk ka ndryshuar.

Të mbyllim Reformën zgjedhore, që pas 26 vjetësh të bëjmë ato që mund të bëhen në mënyrë që njerëzit të shkojnë të qetë edhe të lirë. Nëse ne dalim në BBC apo media të tjera ndërkombëtare me probleme në zgjedhje, atëhere as SHBA-ja dhe as Turqia nuk do duan të ia dinë për ne. Stabiliteti i Shqipërisë ndikon stabilitetin e Maqedonisë, Kosovës, Malit të zi. Të paktën unë i këtij mendimi jam.

Nuk mendoj që ky është një problem që shtrohet për diskutim, ne nuk jemi një vend anti-rus. Kemi disa dallime të rëndësishme për disa cështje që janë të qarta, për cështjen e Kosovës dhe të tjera por nuk jemi anti-rusë. Për më tepër kur administrata amerikane po punon për bashkëpunim me rusët s’kemi pse ta mendojmë këtë.”, tha Meta.(D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir meta
Pas

Ushqimi në darkën me Ramën kishte helm nga shërbimet inteligjente? Përgjigjet Ilir Meta

Para

Meta për president? Vjen përgjigja e kreut të LSI

Para
Meta për president? Vjen përgjigja e kreut të LSI

Meta për president? Vjen përgjigja e kreut të LSI

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.