Komisioni i Ekonomisë vendosi të rrèzojë dekretin e Presidentit Meta mbi ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezion. Ky ligj do kalojë në senacën e radhës plenare duke kùndërshtuar kthimin e Presidentit, pasi sipas raportit të Komisionit të Ekonomisë Presidenti, Meta e ka interpretuar keq atë. Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë konstatuan se arsyet e kthimit të ligjit të Presidentit nuk janë të bazuara në Kushtetutë.
Presidenti e ka interpretuar ligjin si organizëm të ri territorial në kuadër të vetëqeverisjes vendore. Rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative në kuptim ë legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore sipas mazhorancës qeveritare. Ky ligj pritet të kalojë në Kuvend, këtë të enjte më datë 24 shtator.