Presidenti Meta ka lajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme, ndërsa dyshohet se mund të komunikojë një datë të re për zgjedhjet.
”Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi sot në ora 14:30 në ambientet e Institucionit”, njofton presidenca.
Mundësinë se Meta do të dekretojëe sot një datë të re për zgjedhjet, e artikuloi sot pas takimit në presidencë Dashamir Shehi. Kreu i shtetit pati sot takime intensive me drejtues të partive opozitare, si dhe me disa prej ambasadorëve të akredituar në vendin tonë.
Takimet e Metës nisën në orën 09:00 të mëngjesit me kryedemokratin Basha dhe vijuan përgjatë gjithë ditës, i vetmi që refuzoi të shkonte në zyrën e tij ishte kreu i qeverisë Rama. Përmes një Twitteri ai tha se sot zyra e presidencës ishte shndërruar në një seli të opozitës.
Shkruan Rama:
Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike.
Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën
(E.K/Faxweb.al)