02:49 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta KONFERENCË Urgjente: ”Jap dorëheqjen nga LSI! Do jem kryetar Kuvendi deri para betimit”. Presidenti i zgjedhur tregon kush do ta drejtojë partinë e tij

10:43 | 29/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta KONFERENCË Urgjente: ”Jap dorëheqjen nga LSI! Do jem kryetar Kuvendi deri para betimit”. Presidenti i zgjedhur tregon kush do ta drejtojë partinë e tij

Meta KONFERENCË Urgjente nga Kuvendi deklaron se do të jep dorëheqjen si kryetar i LSI-së dhe tregon se kush do ta drejtojë tani e tutje partinë. Ai do të jetë Petrit Vasili. Meta njëkohësisht tha se do të mbajë kreun e Kuvendit deri para betimit si president.

”Jap dorëheqjen nga LSI! Do jem kryetar Kuvendi deri para betimit”. theksoi Meta. 

”Unë nuk do të bëj asnjë premtin në emër të LSI-së se këto do t’i bëjnë drejtuesit e kësaj force se kjo nuk do ishte korrekte. Por deri në 23 do jem anëtar. Nuk do të marr pjesë në asnjë vend ku nga LSI do ketë kandidatë që do jenë biznesmen, pastaj shkalla e përfshirjes do jetë, në rast se opozita do marrë pjesë në zgjedhje, përfshirja do jetë e limituar, se duhet të takoj edhe mjaft njerëz që më kanë mbështetur. Pa ta unë nuk do isha bërë kryetar Kuvendi dhe as president i ardhshëm i vendit.”, tha më tej Meta lidhur me angazhimin e tij në LSI.

Por Meta komentoi edhe njëherë mungesën e opozitës, duke thënë: ”Nuk kam asnjë koment, e mirëkuptoj mungesën e opozitës dhe kjo mungesë nuk më zemëron, absolutisht më motivon të bëj përpjekje për bashkëpunim me opozitën.”

FJALA E PLOTË:

Dëshiroj dhe njëherë të falenderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që morën pjesë në këtë votim, për këtë besim që investuan te unë.

Dua të falenderoj gjithashtu opozitën për bahskëpunimin që kemi patur gjatë kësaj periudhe në krye të kuvendit dhe ta mirëkuptoj për mungesën e pjesëmarrjes gjë që nuk do ndikojë aspak te unë në të ardhmen por përkundrazi.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë presidentin Nishani për telefonatën dhe mesazhin e tij të menjëhershëm dhe ta siguroj për konsideratën më të lartë.

Jam këtu për t’u dhënë përgjigje disa pyetjeve që dje isha i papërgatitur. Pas konsultimit me këshilltarët juridikë, edhe pse detyrimet e mia nisin  pas betimit dhe deri atëherë mund të vijoij me të gjitha angazhimet e mia politike dhe instituicionale, do të vijoj të jem kryetar kuvendi deri në ditën e betimit si president i vendit.

Do të jap dorëheqjen përpara këtij betimi, për arsye të vetë lidhjes midis këtyre institucioneve edhe në planin kushtetues dhe institucional, edhe për vetë faktin se të enjten e ardhshme do jetë seanca e fundit plenare.

Së dyti edhe pse do vazhdoj të jem kryetar i LSI, deri në 23 korrik, kam vendosur, të heq dorë nga ky funksion dhe nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI. Po kështu në listën e partive që do t’u dorëzohen nga KQZ për qytetarët shqiptarë, në krahë të LSI-së nuk do të jetë emri i Ilir Metës, por i Petrit Vasilit.

Më 24 korrik unë do të betohem si president i ardhshëm i vendit për 5 vitet e ardhshme.

Do jetë detyra e Petrit Vasilit për të shpalosur programin. Nga sot unë çlirohem nga çdo lloj raporti partiak me Partinë Socialiste, të gjitha këto kompetenca do i kalojnë Petrit Vasilit dhe forumeve drejtuese. Këto veprime janë respekt për postin e presidentit të republikës që do kem nderin të përfaqësoj nga 24 korriku, por sigurisht bëhen edhe për të rritur angazhimin tim brenda gjithë mundësive që kam unë me presidentin, opozitën, kryeministrin, për të ndihmuar që vendi sa më shpejt të ketë një proces normal dhe gjithëpërfshirës zgjedhor.

Për mua nuk është shumë e rëndësishme nëse LSI do të marrë disa mandate më shumë ose më pak për shkak të angazhimit tim. Është shumë që LSI dhe të gjitha forcat pjesëmarrëse në këto zgjedhje të jenë pjesë e një procesi demokratik, legjitim.

Do e mbaj premtimin. Në 5 vitet e ardjhshme nuk do të ndikohem asnjëherë nga lidhja e fortë që kam me LSI, që nuk është vetëm lidhje politike, por njerëzore, shpirtërore.” (V.G/SHUPLAKA)

Ilir Meta gjatë konferencës së sotme

 

Etiketa: ilir metakonferenceLSImetapetrit vasilipresidenti
Pas

Hakmerret Serbia, ndalon vizitat e zyrtarëve serbë në Francë

Para

“Do takohem me Bashën”, Meta shpreh gatishmërinë për bashkëpunim nga nesër

Para
“Do takohem me Bashën”, Meta shpreh gatishmërinë për bashkëpunim nga nesër

“Do takohem me Bashën”, Meta shpreh gatishmërinë për bashkëpunim nga nesër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.