20:04 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta kryeministër? Rakipi: I vetmi që s’ta bën gropën. Kulla: Në Gjirokastër LSI e para

22:31 | 28/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta kryeministër? Rakipi: I vetmi që s’ta bën gropën. Kulla: Në Gjirokastër LSI e para

Gazetari Ylli Rakipi tha në emisionin ‘Studio e Hapur’  se kreu i LSI-së, aleati i Ramës, është i vetmi politikan që s’i bën ‘gropën Shqipërisë’. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Ilir Kulla, i cili e cilësoi Metën si ‘njeri racional’.

“Po të më pyesin mua se kë do zgjidhje mes të treve (Ramës, Metës, Bashës), do zgjidhja Metën, pasi është një shqiptar që s’ta bën gropën. S’të hedh në greminë”, tha Rakipi.

 Rakipi: Rama nuk ka asnjë dëshirë që Meta të bëhet kryeministër. Më ka ndodhur të pyes njerëz të rëndësishëm si Koço Kokëdhima që nëse do ishin dakord që për të ndenjur në pushtet, të bëhej Meta kryeministër, dhe ai tha ‘Po, se kemi problem’. S’kemi mënyrë për të zgjidhur krizën.

 Çani: Ata që shohin tani kanë të drejtën që të informohen. Deri kur do të presim kur Meta do hyjë vetëm në zgjedhje apo koalicion. Cila është data limit. Ilir do na e thuash datën?

Kulla: 18 prilli. Nëse partitë e opozitës nuk janë regjistruar në zgjedhje, zgjedhje nuk ka. Por meta nuk bën destabilizimit. Shkon apo jo në koalicion. Meta nuk shkon për lëmoshë.

Robert Rakipllari: 40 për qind të pushtetit e ka..

Kulla: Pse i ka dhënë lëmoshë? Ajo (LSI) siguroi shumë vota. Kjo është ‘tredhje intelektuale’ dhe t’i thuash që ‘e gjithë ambicia jote do jetë në varësi të këtij tjetrit’, po çfarë do ti thotë elektoralit ai? Shoh që Meta ka qenë racional.

Rakipi: Janë të gjitha mundësitë dhe ndodh një gjë e tillë. Kjo opozitë vepron në mënyrë të dobët. Aksioni politik i opozitës është i tillë që edhe një foshnjë di të dalloj që kryetari i opozitës është jashtë vendit dhe shkon e thotë: ‘Takova administratën e Trump’. Por administrata nis që nga roja. Po të më pyesin mua se kë do zgjidhje, do thoja Meten, pasi është një shqiptar që s’ta bën gropën. S’të hedh në greminë.

Kulla: Në 4 qarqe LSI do dalë forca e parë. Në Gjirokastër do dalë e para.

Rakipi: Ky është një koalicion PS-LSI, pavarësisht se ka pasur efiçensë. Ky është një koalicion që ka pasur rivalizim mes PS dhe LSI, nuk janë sjellë si partnerë, por si konkurrent të fortë. Ato duhet të shkojnë këto kushte në zgjedhje, dhe të vendos elektorati se kush është më i fortë.
Kulla: Shkojmë me të dyja variantet, Nëse LSI në koalicionin e përbashkët del forcë e parë? Ky është problemi. Përfshi dhe mua para ca kohësh, që PS s’do e humbasë kurrë hambarin e saj, sot…

Cani: Në politikë fiton më i forti. Por as Rama s’do pranoj Metën, pasi ai është një njeri ambicioz. Është makineri e frikshme qe se ndal dot njeri. Unë e njoh mirë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla më herët ka shprehur bindjen e tij  se Ilir Meta do të bëhet kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit.

Sipas tij, LSI-ja do të dalë forcë e parë në katër qarqe të vendit dhe Meta do të kërkojë postin e kryeministrit, një gjë të tillë Rama do t’ia pranojë.

 “Këtu do të jemi. Në katër qarqe LSI do të dalë forcë e parë. Një prej tyre është Gjirokastra dhe do të bëhet kryeministër”, -tha Kulla.

Më herë Arjan Çani theksoi se kreu i Kuvendit, njëkohësisht aleati në qeveri, Ilir Meta është i detyruar që të bëjë koalicion me Ramën, pasi sipas tij është një peshk i vogël.

Nga ana tjetër Çani pohoi se kryeministri Rama do të sundojë për një periudhë 30-vjeçare. Ndër të tjera gazetari shtoi se askush nuk duhej të çuditej për faktin se do vijë momenti kur presidenti i SHBA-ve Donald Trump të ftojë Ramën në Uashington, pasi sipas Çanit ata ngjajnë ‘si dy pika uji’.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: ilir kullaylli rakipi
Pas

“Edhe kur vdiq ime më nuk kam qarë, por me Ramushin nuk munda dot më”, rrëfimi prekës i bashkëshortes së Haradinajt

Para

Kush është nipi i Skënder Gjinushit që Berisha e akuzon për vrasjen e Azem Hajdarit? Përgjigjet Izet Haxhia

Para
Izet Haxhia-Ristanit: Je një “lavire” e keqpërdorur nga kodoshët Berisha

Kush është nipi i Skënder Gjinushit që Berisha e akuzon për vrasjen e Azem Hajdarit? Përgjigjet Izet Haxhia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.