Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë një interviste për gazetarët, teksa ishte i pranishëm në qytetin e Elbasanit për një aktivitet, ka komentuar edhe vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer ligjin për Kodin Zgjedhor.
Balla tha se i vjen keq që Meta ka marr kohë për të vonuar procedurën parlamentare, pasi sipas tij ato nuk kanë kohë për të humbur dhe ligjin do ta kalojnë.
“Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi Zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transfeuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi me të madhe popullit të zgjedhë jo vetem kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhë edhe listen e kandidatëve që do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma Zgjedhore është sukses. Tani qytetarët nuk do të kenë një votë por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti.”- tha Balla.
(M.Q/Faxweb.al)