02:49 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta ktheu mbrapsht Gjinushin, Akademia e Shkencave kërkesë zyrtare presidentit. Si mund të nxirret ‘jashtë loje’ kreu i shtetit

13:31 | 19/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skënder Gjinushi drejt marrjes së Akademisë së Shkencave, Fuga: Po pushtohet nga politika, do të publikoj fakte

Akademia e Shkencave në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të mbajtur pa praninë e mediave ka diskutuar lidhur me dekretin e presidentit Meta, për të kthyer mbrapsht emrin e Skënder Gjinushit, si kryetar i zgjedhur i këtij institucioni.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, nënkryetari Vasil Tole u shpreh se Asambleja e Akademisë së Shkencave i ka kërkuar institucionit të presidencës që të rishohë vendimin. Sipas Toles argument i përdorur nga Meta, se Gjinushi kishte post politik dhe njëherësh post akademik, nuk qëndron.

Ai zbuloi edhe njëherë tjetër se vendimet në ASH merren në mënyrë unanime, përveç votës së shprehur kundër të Artan Fugës.

“Asambleja shprehu vlerësimet me të mira për deputetët e Shqipërisë, për votimin e projektligjit. Falenderojmë për bashkëpunimin dhe Këshillin e Ministrave dhe Univesitetet publike, që morën pjesë në hartimin e ligjit. Kjo ishte pjesa e parë, e dyta lidhej me njohjen e dekretit të presidentit që nuk njihte kryetarin e zgjedhur të Akademisë së Shkencave, zotin Skënder Gjinushi.

Ne vendosëm që ti kërkojmë presidentit që të rishqyrtojë edhe njëherë vendimin për këtë refuzim. Ju e dini që është ende në fuqi vendimi i Asamblesë, për zgjedhjen e zotit Gjinushi, as në Gjykata.

Duke qenë se ky vendim është ende në fuqi, ne vendosëm që ti drejtohemi presidentit për ta parë qëndrimin e tij. Është votuar në mazhorancën e të gjithë Asamblesë, si gjithmonë me një votë kundër.

Nuk e di a jeni njohur ju me dekretin e presidentit, po iu them vetëm një gjë, që në atë dekret pretendohet mospërputhja mes pozicionit të akademik Gjinushit dhe pozicionit të tij si një drejtues partie. Po ne mendojmë se nuk ka pasur mospërputhje, dhe për këtë kërkojmë rishikimin e presidentit”, u shpreh Tole.

Nga ana tjetër sipas Toles me ligjin e ri për funksionimin e Akademisë së Shkencave nuk është e nevojshme që presidenti të rishprehet për kryetarin e Akademisë, pasi parashikohet që Asambleja të rizgjedhë kryetarin.

“Reagimi i Asamblesë është institucional, me ligjin e ri parashikohen disa nene për situata të ngjashme, besoj se do të veprohet siç është shkruar atje. Më në fund në ligjin e Akademisë ka një pikë si mund të veprohet në rast se nuk miratohet emri i të zgjedhurit. Në mos gaboj te ligji i ri thuhet se nëse Akademia vendos sërish për të njëjtin kryetar, atëherë ai është kryetar i ri”, u shpreh Tole.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Zgjidhni një simbol dhe zbuloni se çfarë ju duhet në këto momente

Para

EMRAT/ Kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali gjatë operacionit antidrogë

Para
Vodhën marketin, arrestohen 2 adoleshentët (çfarë zbuloi policia gjatë kontrollit)

EMRAT/ Kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali gjatë operacionit antidrogë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.