Kreu i Kuvendit dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, ishte i pranishëm në Konventën Zgjedhore të Njësisë 6 në Tiranë, ku tha se progresi është i sigurt kur ka bashkëpunim.
Sipas Metës, njerëzit duan të dëgjojnë një zgjidhje, një mesazh që atyre u intereson dhe se mesazhi duhet të jetë për njerëzit, se si mund të zgjidhen ato probleme që shqetësojnë qytetarët më shumë sot.
“Kur bashkëpunohet, kur punohet me prioritetet të qartë dhe në mënyrë të qëndrueshme edhe progresi është i sigurt. Besoj se kjo filozofi do të vazhdojë të na japë sukses edhe në të ardhmen”, tha Meta.
Ndër të tjera, Meta iu drejtua të rinjve të grupit të këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, si një model për t’u ndjekur nga bashkëmoshatarët e tyre.
“Sepse të bashkuar janë më të fortë, janë më të fuqishëm janë më imponues dhe janë një shpresë e vërtetë dhe e madhe për të gjithë vendin tonë”, shtoi kryeparlamentari. (D.D/Shuplaka)