Ilir Meta i dërgon letër ndushëllimi kryeparlamentarit britanik John Bercoë, duke i shprehur solidaritetin e plotë të Kuvendit të Shqipërisë me popullin britanik pas sulmeve të rënda që ndodhën dje.
”Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i djeshëm terrorist në Ëestminster.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve nga ky sulm barbar.
Dënojmë këto akte të tmerrshme dhune dhe ofrojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin britanik si dhe me Dhomën tuaj të demokracisë në këto momente të vështira.
Ju siguroj se të gjithë shqiptarët qëndrojnë përkrah popullit britanik, kundër terrorit dhe ekstremizmit, dhe në mbrojtje vigjilente të vlerave tona të përbashkëta demokratike.”, shkruan Meta.
Pesë të vrarë dhe 40 të plagosur qe bilanci tragjik i shpërthimit të djeshëm në Londër.(V.G/SHUPLAKA)