13:48 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta letër Presidentit të Komisionit të Venecias: Më shqetëson integriteti i tij

21:51 | 03/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta letër Presidentit të Komisionit të Venecias: Më shqetëson integriteti i tij

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar sonte në emisionin “Opinion”, ka zbuluar disa detaje nga qëndrimi që pritet të bëjë nesër publik Presidenca lidhur me Draft-Opinionin e Komisionit të Venecias, duke theksuar ndër të tjera se: “I vetmi shqetësim i imi është të ruajmë integritetin e Komisionit të Venecias, pasi mendoj që kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin”.

Meta është shprehur se nesër do të ketë një dokument zyrtar publik për të ditur opinionin që Presidenca ka përballë opinionit të Venecias. Meta thotë se qëndrimi i tij do ti drejtohet Presidentit të Komisionit të Venecias dhe gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias me disa konsiderata për këtë draft paraprak.

“Do të ketë një dokument zyrtar publik të Institucionit të Presidentit, që do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët, të cilët janë të interesuar për të ditur opinionin e Presidencës përballë opinionit të Venecias. Unë mendoj se qëndrimi që do të bëhet publik nesër do të jetë një qëndrim zyrtar dhe do të ketë një letër timen si President i Republikës, drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias dhe gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias me disa konsiderata për këtë draft paraprak. Do të ketë dhe disa pyetje që të ndihmohet më tej Komisioni i Venecias për shterimin e kësaj çështjeje dhe po kështu do të jetë i publikuar drafti i opinionit të Komisionit të Venecias dhe njëkohësisht dhe qëndrimi i Institucionit të Presidentit.”

Më tej, Fejvizu e ka pyetur pse presidentit i intereson integriteti i Komisionit dhe jo integriteti i institucioneve në Shqipëri, Meta i është përgjigjur se “nëse do ta kishim ruajtur integritetin e institucioneve në Shqipëri, do të kishim një situatë krejtësisht tjetër përsa i takon funksionimit të demokracisë në vend. Nuk do të kishim një temp të tillë. Nuk do të kishim një krizë të tillë. Nuk do të ishim pa Gjykatë Kushtetuese qëllimisht prej më shumë se dy vitesh. Dhe se nuk do të ishim në kolaps institucional. Pikërisht ajo që u votua në 22 korrik përpara tre vitesh kur unë isha Kryetar i Kuvendit me konsensus, u shkel me të dyja këmbët përgjatë këtyre tre viteve. Kjo është arsyeja që kaluam nga reformë në atë që unë e kam quajtur në të kaluarën stilistikisht ‘Ramaforma’, që është kjo krizë dhe ky kolaps.”

I pyetur edhe për pretendimin që ka mazhoranca se Meta është bërë palë me opozitën kundër PS-së, ai i është përgjigjur se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Pas

“Presidenti kaloi kompetencat”, Meta: Kompetencat i kaloi Venecia, do e dëgjoni nesër

Para

Dëshmia bombë e Ilir Metës: Kam dosjen e fasadave të Edi Ramës

Para
Dëshmia bombë e Ilir Metës: Kam dosjen e fasadave të Edi Ramës

Dëshmia bombë e Ilir Metës: Kam dosjen e fasadave të Edi Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrest për dhunë në familje dhe procedime për ndërtim të paligjshëm e kanosje për çështje prone

Kishte ndërtuar bunker nëntokë, arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador

Serbia në prag proteste, Bërnabiç paralajmëron vazhdimin e arrestimeve

Shkodër /Starton operacioni ndërkombëtar “LIQENI 2025” për sigurinë në zonat kufitare dhe ujore

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit

Stuhitë godasin Francën, 2 të vdekur dhe 17 të plagosur

Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, momenti i duhur për të kaluar pishtarin”, Rama: Integrimi do të ishte arritje personale

“Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën”, Balla “shpërthen” ndaj Berishës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.