Ilir Meta, nga Durrësi, ku LSI po mban mitingun përmbyllës të fushtës elektorale, ka deklaruar se LSI do të jetë forcë e parë në Durrës, Tiranë dhe Fier.
Sipas tij në këto qytete LSI ka garë me veten dhe jo me partitë e tjera.
” Forcë e pa parë, mesazhin e parë e kam për të rinjtë e të rejat në këto zgjedhje nuk e kam me humbësit me frikacakët që dridhen nga vota e lirë, në 25 qershor ka vetëm një garë , LSI durrës, Tiranë , Fier.
Sot mund tju garantoj se LSI është forcë e parë në durrës, Tiranë dhe Fier.
Nuk po flasim për Gjirokastrën Beratin por për tre qarqet më të mëdhenj të Shqipërisë ndaj duka të fallenderoj të gjithë lri e Durrësit, Dua të falebderoj prindërit e këtyre të rinjve të mrekullueshëm, edhe 72 orë dhe Shqipëria do të shpëtoj nga sëmundja më e rëndë këto 4 vjet nuk do të ketë fjalë zhgënjim në fjalorin e fjuhë shqipe por mavi, mavi do të thotë pabesi, mashtrim, do të thotë t’ua japësh pushtetin oligarkëve, të fortëve dhe të tregosh forcë ndaj hallegjinjve, 300 mijë u larguan , 200 mijë plotësuan llotarinë , por janë 700 mijë që kanë vendosur për drejtimin e ri me LSI”, u shpreh Meta.(B.H/Shuplaka)