Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka mbërritur në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë ku pritet zgjedhja e tij si President i Republikës.
Sot është thirrur seanca e jashtëzakonshme për raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit.
Dje Partia Socialiste u shpreh se mbështet unanimisht kandidaturën e Metës për kreun e shtetit nga dy kandidaturat e LSI ku përfshihej edhe Petrit Vasili.
Sot janë njoftuar po ashtu se do të konsumohen të dyja raundet e mbetura. Tre raundet e para dështuan pasi nuk u paraqit asnjë kandidaturë nga partitë politike. (M.D/Shuplaka)