Kreu i Shtetit Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e djeshme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për situatën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit, ku tha se do të ftonte si kryeministrin ashtu dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
Ky i fundit, ka shprehur gadishmërinë për të qenë pjesë e kësaj tryeze, duke theksuar se tashmë është momenti që kushdo të japë kontributin e tij në mbrojtje të jetës së njerëzve.
“Duke iu pergjigjur interesit te shume gazetareve ju bej te ditur se Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se presidentit Ilir Meta per te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. Zoti Basha thekson se tani eshte koha qe gjithkush te jape kontributin e tij ne sherbim te jetes, shendetit dhe sigurise se qytetareve ne keto dite te veshtira”, njofton zyra e shtypit në PD.
“Do mbledh pas dy ditësh këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të ftoj edhe Lulzim Bashën. Qasja do të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të jemi bashkë dhe të mos nxjerrim përfitime politike”, tha dje Meta në një studio televizive.
Ndërkohë që derimë tani kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë koment për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit.
(E.K/Faxweb.al)