Në një fjalë mbyllëse kreu i Kuvendit Meta ka shpërndarë Parlamentin. Duhet thënë se mes tyre ka pasur disa më pikante si ai për zëvendësen e tij nën drejtimin e Kuvendit Leskaj apo për krerët e grupeve Parlamentare të dy partive më të mëdha, Ruçin dhe Palokën.
”Jam i keqardhur për mungesën e opozitës në këtë seancë të fundit. Megjithatë kjo panoramë përmbyllëse nuk mund të zbeh punën tonë të përbashkët në këto katër vite. Dua të veçoj miratimin e Reformës Territoriale e cila fuqizoi pushtetin vendor.
Reformën Kushtetuese si kryereforma e këtij mandati kushtetues, e cila u miratua me konsensus, ligjin e Vettingut që është shumë i rëndëishëm për integrimin europian.
Por Kuvendi ka miratuar dhe një sërë ligjesh të tjerash. Po ky Kuvend duhet të kishte miratuar deri ën fund dhe Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomnadimet e OSBE-OHDIRIT-it.
Si kryetar i Kuvendit ju kam dhënë mundësi të gjithëvce që të kishin hapësirën e tyre, e di që kjo nuk u ka pëlqyer të gjithëve po e kam bërë në mënyrë që të ketë një hapësirë sa më të madhe bashkëpunimi. Dua të falenderoj në mëyrë të veçantë të gjithë kryetarët e Grupeve Parlamentare, në veçanti zotin Ruçi dhe zotin Edi Paloka.
Padyshim falenderimin më të veçantë e kam për zonjën Leskaj që ka qenë një nga bashkëpunëtoret e mija më të rëndëishme. Seanca dhe legjislatura koniderohet e mbyllur”, u shpreh Meta. (E.K/SHUPLAKA)