05:05 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta me të rinjtë e Fierit: “Mëso dhe Fito” që secili të ketë punë dinjitoze dhe të mirëpaguar

12:23 | 20/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta me të rinjtë e Fierit: “Mëso dhe Fito” që secili të ketë punë dinjitoze dhe të mirëpaguar

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e Fierit, ku në fokus ishte diskutimi mbi arsimin dhe përpjekjet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të qenë krah të rinjve në rrugën e dijes.

Duke u ndalur tek programi “Mëso dhe Fito” i LSI-së, Meta u shpreh se ky program synon që secili të fitojë një punë dinjitoze dhe të mirëpaguar.

“Një program tepër i veçantë në programin tonë si LSI është programi ‘Mëso dhe Fito’. Që do të thotë të mësohet për të fituar njohuritë e duhura në mënyrë që secili të fitojë një punë dinjitoze dhe të mirëpaguar në të ardhmen që t’i shërbejë familjes së tij të sotme, por edhe familjeve tuaja të reja, sepse do të krijoni familjet tuaja në të ardhmen. Dhe për këtë familja e madhe dhe që rritet çdo ditë, LSI dhe LRI do të bëj çdo gjë që t’ju mbështes juve”, – theksoi z. Meta duke shtuar se nuk mund të ketë punë më të denja dhe më të mirëpaguara pa një investim më të madh, sa i takon arsimit profesional:

Motoja e LSI, arsim për punësim, është shumë vendimtare dhe praktike, ndaj jemi shumë të kënaqur edhe për këtë ide tuajën, këtë tryezë për arsimin profesional dhe për mbështetjen e tij. Sa i takon arsimit profesional, pa krijuar baza laboratorike, pa krijuar ambiente të mësimit të tilla, të cilat e bëjnë çdo të ri të ndjehet zot i dijeve të veta dhe në këtë drejtim unë përshëndes këtë punë që ju po bëni, këtë angazhim tuajin dhe ju siguroj për mbështetjen tonë më të plotë dhe më të madhe. Vetëm një rini e aftë, një rini e zonja do të jetë në gjendje vërtetë t’i dalë për zot të ardhmes së vendit dhe të shoqërisë për një brez të ri, për një gjeneratë të re.”, u shpreh Meta ndër të tjera.

(XH.A/SHUPLAKA)

Ilir Meta ne Fier
Etiketa: Fierilir metaLSIprogrami
Pas

Miriam Cani zbulon në 35-vjetorin e Alban Skënderajt se kujt i dedikohen të gjitha vargjet e muzikës së tij

Para

Lapsusi i rradhës i Tërmet Peçit, “trondit” rrjetet sociale (FOTO)

Para
Lapsusi i rradhës i Tërmet Peçit, “trondit” rrjetet sociale (FOTO)

Lapsusi i rradhës i Tërmet Peçit, "trondit" rrjetet sociale (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.