12:40 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta me Thaçin e Haradinajn në Rahovec: Të rriten shkëmbimet mes Shqipërisë e Kosovës

14:55 | 16/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta me Thaçin e Haradinajn në Rahovec: Të rriten shkëmbimet mes Shqipërisë e Kosovës

Pavarësisht se juo hapur, dy presidentët, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ilir Meta kanë shprehur hapur idetë e tyre sa i përket debatit mbi ndarjen e Kosovës, për të cilat nuk janë shprehur në të njëjtën linjë.

Pas shumë kohësh mes tyre ka ndodhur një takim sot edicionin e 18-të të “Festës së Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019”, duke vlerësuar këtë kulturë bujqësore me synim promovimin e turizmit dhe të vlerave të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, Presidenti Meta në fjalën e Tij të rastit theksoi ndër të tjera se:

“Nuk mund të mos isha sot këtu në këtë festë për tri arsye: E para sepse kur kam ardhur me Ambasadorin Minxhozi dhe kemi vizituar fabrikën ‘Stone Castle’ kam ngelur vërtet me shumë përshtypje nga ky potencial i jashtëzakonshëm që ka Kosova, por jo vetëm ajo, por i gjithë rajoni ynë.

Së dyti, sepse unë jam nga krahina e Skraparit, që nuk shquhet për verë si Rahoveci, por që mban vendin e parë për raki të fortë në Shqipëri.

Kjo festë nuk është vetëm gëzim, por mbi të gjitha është begati, pasi vreshtaria është një nga burimet kryesore të jetesës, së punës e të begatisë për të gjithë bashkësinë tuaj.

Së treti, sepse ne të gjithë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mbështetjes së prodhimit vendas dhe në mënyrë të veçantë prodhuesve të verës, të cilët meritojnë një mirënjohje të jashtëzakonshme sepse me shumë profesionalizëm kanë arritur të hyjnë në tregun ndërkombëtar të verës, ku konkurrenca është shumë e fortë.

Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje tepër të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaft e famshme në tregjet ndërkombëtare.

Jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri po zë hapësira gjithnjë e më të merituara dhe sigurisht që kjo është kënaqësia, që do doja ta ndaja së bashku me të gjithë ju sot.

Shpresoj që edhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit.

Ne duhet të mësojmë shumë nga njëri-tjetri! Sidomos Shqipëria shumë më tepër nga Kosova dhe anasjelltas, sepse na takon të vëmë në lëvizje të gjitha ato potenciale që kanë vendet tona, e sidomos ato që ka Shqipëria në fushën e bujqësisë, por edhe në atë të turizmit.

Edhe njëherë suksese! Prodhime të mbara! Mbarësi dhe begati për të gjithë bashkësinë tuaj!”, tha Meta.

Etiketa: Hashim Thaciilir meta
Pas

“Ai nuk ka vdekur në spital, dha shpirt kur…” Ndriçim Xhepa tregon telefonatën e fundit me Xhuvanin

Para

E rëndë në Tiranë, bien nga skela 4 punëtorë

Para
E rëndë në Tiranë, bien nga skela 4 punëtorë

E rëndë në Tiranë, bien nga skela 4 punëtorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali në Forumin Ndërkombëtar për Paqen e Sigurinë në Kosovë: Gratë, forcë transformuese për paqen dhe sigurinë në rajon

“Treni bullgar” në Peqin, prokuroria i kthen përgjigje PD-së: Po hetojmë!

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Akuza te “Ligjet’/ Dogjani ngre zërin: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë siguron të drejtat për rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.