22:56 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Meta mesazh Schultz-it: Je një mik i vërtetë për Shqipërinë!

16:29 | 18/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndarja nga jeta e aktorit, Meta mesazh ngushëllimi: Lako një shkollë e njeriut qytetar

Pas largimit të Martin Schultz nga posti i Presidentit të Parlamentit Europian, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i dërgon atij një mesazh mirënjohjeje dhe falenderimi.

“Me rastin e vendimit tuaj për të lënë postin e Presidentit të Parlamentit Evropian, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për kontributin tuaj të vyer në krye të këtij institucioni të rëndësishëm evropian si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur.”, shkruan Meta.

Kryetari i Kuvendit e cilëson Schultz-in si një “mik të vërtetë” të Shqipërisë dhe që ka ndihmuar në ruajtjen e një fryme pro-zgjeruese në Parlamentin Evropian gjatë viteve të kaluar.

Mesazhi i plotë i Metës:

“I nderuar Martin,

Me rastin e vendimit tuaj për të lënë postin e Presidentit të Parlamentit Evropian, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për kontributin tuaj të vyer në krye të këtij institucioni të rëndësishëm evropian si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur.

Dëshiroj të vlerësoj dedikimin tuaj të vazhdueshëm në mbajtjen lart të vlerave social demokrate dhe evropianiste dhe më lejoni të shpreh mirënjohjen për mbështetjen tuaj të pandalur ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve tona fqinje në Ballkan.

Ju keni qenë një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe një besimtar i palëkundur i zgjerimit të BE-së, besim që ka ndihmuar në ruajtjen e një fryme pro-zgjeruese në Parlamentin Evropian gjatë viteve të kaluar.

Mbi të gjithë, jam mirënjohës që gjatë presidencës tuaj, marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian janë forcuar ndjeshëm në nivelin politik dhe atë administrativ, ku kontributi juaj personal ka qenë kyç.

Duke ju rishprehur edhe një herë mirënjohjen time më të thellë për bashkëpunimin dhe miqësinë që kemi patur në vite, ju uroj çdo sukses në angazhimet tuaja në të ardhmen.

Ilir META”. (D.D/Shuplaka)

Pas

Përgjimi në zyrën e Tahirit, Prokuroria pezullon hetimet

Para

Ambasadorja i kujton Trump-it dashurinë e Kosovës për SHBA-në

Para
Ambasadorja i kujton Trump-it dashurinë e Kosovës për SHBA-në

Ambasadorja i kujton Trump-it dashurinë e Kosovës për SHBA-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.