Një tjetër çështje ku Ilir Meta u përqendrua ishte nevoja për thellimin e luftës ndaj mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Duke iu adresuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ai tha se duhet parandaluar mbjellja e kanabisit dhe Luan Rama ka të drejtë kur thotë se nuk duhet të shohim policë duke korrur kanabis.
“Duhet që tani të fillojë puna, të koordinohet puna midis policisë, Shërbimit Informativ, për të parandaluar mbjelljen e kanabisit për sezonin e ardhshëm. Z.Luan Rama ka të drejtë se nuk duhet të shohim policë duke korrur kanabis.
Duhet që Shërbimi Informativ dhe të tjerët të parandalojnë grupet kriminale. Kjo është fuqia e shtetit, ta tregojë tani dhe pa u vonuar dhe pa vazhduar akuzat, shfajsimet dhe mburrjet në televizione. Prokuroria duhet të çojë para punën, jo vetëm të çojë para drejtësisë hallexhinjtë por ata që po e çojnë para këtë aktivitet kriminal që duhet të marrë fund përgjithmonë.”, u shpreh ai duke e lënë evazive se kujt i referohej për mburrjet. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post