19:12 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Meta – Veselit: Sakrificat e Rugovës dhe Jasharit, na detyrojnë të shumëfishojmë përpjekjet

14:23 | 17/02/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta – Veselit: Sakrificat e Rugovës dhe Jasharit, na detyrojnë të shumëfishojmë përpjekjet

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur urimet e tij për 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës në një mesazh urimi drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në mesazhin e tij, Meta vlerëson mençurinë vizionare të Ibrahim Rrugovës dhe heronjtë e UÇK-së me në krye komandant Adem Jasharin.

Më tej, kryeparlamentari shqiptar shpreh mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë, duke mirëpritur vizitën zyrtare të Veselit të hënën në Tiranë.

Mesazhi i urimit të Ilir Metës:

I nderuar Zoti Kryetar,

Me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës më lejoni t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të ngrohta në emër të Kuvendit të Shqipërisë.

Sot i gjithë kombi shqiptar kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës, ndaj sot nderojmë me krenari, së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, mençurinë vizionare të Presidentit Ibrahim Rrugova dhe përulemi me respekt të thellë ndaj heronjve të UÇK-së me Komandantin Adem Jashari në krye.

Sakrifica e pamasë e tyre na detyron të gjithëve të shumëfishojmë përpjekjet tona me qëllim që Shteti i Kosovës të ecë përpara në misionin kombëtar të shtimit të njohjeve ndërkombëtare, forcimit demokratik institucional dhe të avancimit në axhendën e sigurt euro-atlantike.

Në këtë drejtim, Ju siguroj për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë, dhe duke mirëpritur vizitën Tuaj zyrtare ditën e hënë në Tiranë, unë besoj fort se ajo do të rikonfirmojë bashkëpunimin gjithnjë e më cilësor mes Tiranës dhe Prishtinës.

Duke Ju shprehur edhe një herë urimet e mia më të sinqerta, si dhe dëshirën për paqe, zhvillim e prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës, Ju lutem pranoni, i nderuar z. Veseli, ndjenjat e konsideratës  time më të lartë.

Etiketa: ilir metakadri veselikosovamesazh urimi
Pas

E dini sesi bëhen çamçakëzat? Kur të shihni këtë video do të merrni një vendim

Para

Protesta e opozitës, ambasada amerikane mesazh qytetarëve të saj: Kujdes!

Para
Vizat emigruese, ambasada e SHBA-së: Lehtësohen procedurat, hapat që duhet të ndiqni

Protesta e opozitës, ambasada amerikane mesazh qytetarëve të saj: Kujdes!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një ditë para sfidës me Serbinë, Sylvinho: Shpresojnë të dhurojmë një ndeshje të bukur, ndeshemi për tre pikët

“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë, flas vetëm për çështjet e fushës

Ndeshja kundër Serbisë në Tiranë, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti dalin para mediave: Ta kemi fokusin te vetja

Aksident rrugor në Bulqizë, gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari

Dibër/ Zhduket 35-vjeçari, babai denoncon në polici: Djali është larguar nga banesa

Shpërthen vullkani Fuego në Guatelamalë, mbi 700 njerëz evakuohen

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

LIVE – Shqipëri – Serbi/ Trajneri Stojkovic uron Bajramin para medieve në Tiranë: Kuqezinjtë kanë trajner dhe lojtarë shumë të mirë, na duhet kujdes

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.