Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka mirëpritur sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Shqipëri, Jaroslav Ludva.
Në takimin me të, Meta vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Republikës Çeke ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se në këtë drejtim bashkëpunimi ndërparlamentar është duke u thelluar më tej.
Veç kësaj, ai konfirmoi vullnetin e Kuvendit për intesifikim të marrëdhënieve në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dypalësh.
Edhe ambasadori Ludva shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri duke rikonfirmuar vullnetin e palës çeke për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.
(XH.A/SHUPLAKA)