22:35 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta: Modeli i PL-së, liberalizimi i ekonomisë për të mos lejuar monopolizimin

11:00 | 14/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta: Modeli i PL-së, liberalizimi i ekonomisë për të mos lejuar monopolizimin

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagoi sot me një mesazh nga burgu ku mbahet në akuzë për 3 vepra penale, mbi modelin ekonomik në vend duke shkruar se “modeli aktual ka dështuar”. Meta shkruan se “5 Prioritetet e Partisë së Lirisë janë rruga më e drejtë për një model të ri ekonomik që na afron me standardet e Bashkimit Europian”.

“Modeli ekonomik i vendit qëllimisht vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve”,  shkruan presidenti i PL-së. Meta thekson më tej se qeveria nuk ka asnjë strategji të rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse minerare, hidrokarbure, të bujqësisë, etj.

“Modeli ekonomik duhet të ndryshojë urgjentisht”, shkruan Meta.

Presidenti i PL-së nënvizon se “reforma të thella për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave në BE janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga këneta e narkoekonomisë dhe pastrimit të parave ku e ka zhytur vendin qeveria 12-vjeçare e “Rilindjes”.

“Për Partinë e Lirisë sfida është që me një model të ri ekonomik të arrijmë ngushtimin e përshpejtuar të diferencës së të ardhurave me vendet e rajonit dhe mesataren e vendeve europiane”, shkruan Meta.

Meta thekson se “modeli ekonomik i Partisë së Lirisë do të jetë liberalizimi i ekonomisë për të mos ta lënë zhvillimin e saj të monopolizuar në një numër të vogël kompanish kliente të qeverisë në sektorët e ndërtimit, turizmit, energjisë, shfrytëzimit të burimeve natyrore, etj”.

“Vetëm me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 8% në vit ne do të përshpejtojmë ngushtimin e diferencës dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e këtij vendi”, shkruan Meta.

Pas

Po digjte Kuranin jashtë ambasadës turke në Londër, sulmohet me thikë burri

Para

Shqipëria i bashkohet nismës gjermane për blerjen e përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore

Para
Shqipëria i bashkohet nismës gjermane për blerjen e përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore

Shqipëria i bashkohet nismës gjermane për blerjen e përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

Grushti i hekurt i Trump, 9,000 emigrantë do të dërgohen në Guantanamo

LIVE LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të 3 pikëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.