Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka mbërritur në selinë e presidencës ku është takuar me shefin e kabinetit, Edmond Panaritin. Ky takim vjen ndërkohë që presidenti Ilir Meta ndodhet në Korçë për vizitë dhe për dekorimin e disa personave me kontribut të shquar.
Sipas informacioneve të përditësuara, në datën 28 shtator, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, do të bëjë një vizitë në Tiranë dhe mendohet se kjo mund të jetë arsyeja kryesore e vizitës së ambasadorit të BE Luigi Soreca në Presidencë.
Vijon…