07:14 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta në komisionin hetimor, Fuga: Kjo është damlla! Çfarë turpi!

09:33 | 09/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të gjithë akademikët janë kuksianë!”, Fuga paralajmëron: Ja kur do ta nxjerr raportin për shpërdorimet …

Nga Artan Fuga

Edhe popullin në hetim parlamentar!
—————–

Unë dua të sillem si qytetar me ndërgjegje të lartë politike.

Se më dhemb vendi im.

Nuk më turpëron fare ngatërrimi i hymnit tim me atë të Andorës apo Armenisë. Mjafton mos bëhet qëllimshëm, që sigurisht nuk është bërë, pastaj të tjerat janë budallalliqe : jo ndërrova diskun jo nuk e pashë!

Pa pikë vlere! Gjëra që rregullohen. Nuk na është kërkuar kaq shbumë herë famje për një gabim njerrëzor. Indianët e hodhën gabim anijen kozmike dhe kryeministri i tyre atje i pranishëm në sallën e komandimit u tha : Mos u mërzisni, herën tjetër!

Por kur shoh Presidentin e vendit tim që paraqitet për hetim te një komision Kuvendi, që të hetohet, ky është turp! Kjo është damlla.

Luani jo hymnin, bjeri sazeve o Usta!
Bjeri daulles edhe ti o Cirak!
Luani këngë ciganësh!

Cfarë turpi!

Unë mund të mos jem në shumë gjëra dakord me Presidentin, Kryeministrin, a me këdo tjetër në opozitë! Por, nuk kam asnjë dëshirë t’i përdhos se përdhosem vetë!

Në ka bërë gjëra ta hetojë institucioni që heton, një më një, si çdo qytetar. Por ta hetosh sepse anulloi farsën e 30 qershorit është një turp i madh!

Cfarë të hetosh! Aty cdo gjë është e qartë!

Partitë ta gjejnë me njera tjetrën!

Ne qytetarët, socialistë a demokratë,a pa parti si puna ime, që votoj herë këtej e herë andej si më duket më mirë, a nuk votoj fare, nuk duam farsa me një parti, me një kandidat!

Ato nuk ishin votime!
Mirë bëri që i anulloi!

Në mos komisioni hetimor të marri në pyetje edhe 90 përqind të shqiptarëve që me mosvajtje ruajtën dinjitetin e tyre!

Dhe nuk vajtën sepse ishin me partinë demokratike sikurse gabon ndokush, as sepse donin t’i bënin qejfin opozitës, apo se nuk kuptonin demokracitë perëndimore që janë shpëtim për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, apo të përkëdhelnin teke presidenciale.

Nuk vajtën sepse njësoj si Presidenti mendonin, mendojnë, së paku unë mendoj që ata mendojnë që 30 qershori ishte një plagë e rëndë që mori shteti shqiptar dhe demokracia shqiptare që duhet riparuar sa më shpejt!

Do hetojnë deputetët militantë atë që ka dënuar partia e tyre! Pse hetim objektiv, i pavarur, i drejtë është ky?

Kur do të vijë drejtësia e vërtetë në këtë vend!

Mezi po pres SPAK-un në është siç më premtojnë se do të jetë që të ndahet shapi nga sheqeri.

Përndryshe o shqiptarë mirëpafshim në shekullin e 22 – të!

Etiketa: artan fuga
Pas

“Nuk kam besim te kryeministri”, jep dorëheqjen e parevokueshme ministrja

Para

“Vijnë vërdallë si p*rdha nëpër brekë”, Manjani kundër Metës: Nuk ma dëgjoi këshillën…

Para
Deklaratat e Metës për marrëveshjen me Greqinë, Manjani kundër: Ja çfarë duhet të bëjë presidenti!

"Vijnë vërdallë si p*rdha nëpër brekë", Manjani kundër Metës: Nuk ma dëgjoi këshillën...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.