Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Francë, ku sot është takuar me një eurodeputet.
Presidenti Meta ka takaur në Marsejë Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d’Azur, Renaud Muselier.
Meta teksa ka postuar edhe një foto shprehet se ka biseduar me të për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon.
“Sot në Marsejë, me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d’Azur, Renaud Muselier, eurodeputet, duke folur për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon, nga më të bukurit dhe më të begatët e Francës e të Mesdheut.”, shkruan Meta. (J.V/Faxweb)