Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel ka deklaruar se LSI nuk ka asnjë problem me Reformën në Drejtësi. Madje ajo ka një qëndrim shumë të qartë.
“Qëndrimi ka qenë shumë transparent, çdo prokuror që ka ankesa të më thotë që nuk është pranuar për këtë garë. PD nuk i ka aq keq marrëniet me atë që quhet ani-sorros. Për mua ka rëndësi marrëdhënia e ShBA-së, nuk ka rëndësi se kush fiton, dhe të kemi marrëdhënie të mira. Nuk dua të komentoj interest e Sorosit. Qëllimi i tij është të fitojë sa më shumë ku të mundet. Nuk mund të bëjë unë hetime për Sorosin. Nëse përpiqen të krijojnë probleme jo të favorshë apo të paraqiten si nga qeveria amerikane kjo nuk është e drejtë. Nuk ka asnjë gjë të keqe që disa media janë financuar nga Sorosi”, tha Meta.
Balla: A ka një problem LSI me Refomën në Drejtësi?
Meta: Nuk ka asnjë problem me Refomën në Drejtësipor ka një pakënqasi të madhe nga të gjithë aktorët e tjerë që nuk kanë dëgjaur me vëmëndje kërkësat tona se po t’i dëgjonin kjo do ishte përfunduar edhe me kohë. LSI që në fillim ka qenë një mbështëse e qartë e reformës. Qëndrimi ynë ka qenë më i qartë, më i qëndrueshëm.
Balla: Si e gjykoni masat e marra nga ambasada e SHBA-së për heqjen e vizave të 23 prokurorëve dhe zyrtarëve?
Meta: Kanë bërë shumë mirë që i kanë hequr vizën bashkëshortes së Llallës, nëse e kanë gjykuar kështu. E nëse kjo lindje ka qenë me qëllim që t’i jepej shtetësia amerikane fëmijës, atëherë le t’i hiqet edhe shtetësia fëmijës, edhe viza. Por ata thonë që kjo lindje aty ka ndodhur për arsye shëndetësore. Nëse edhe refuzimi i vizës së Llallës është gjykuar i drejtë gjykuar i drejtë, shumë mirë që ai hoqën. Por qëndrimi im nuk ka të bëjë me zotin Llalla si individ. (J.V/Shuplaka)