Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim pune me delegacionin e Kongresmenëve amerikanë dhe anëtarë të Komisionit të Përhershëm Përzgjedhës të Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (HPSCI), të kryesuar nga Devin Nunes.
Në këtë takim, Meta dhe kongresmenët amerikanë kanë diskutuar dhe kanë ndarë pikëpamje të njëjta mbi çështje të sigurisë rajonale dhe globale, duke pasur parasysh se Shqipëria, përveç se një anëtare dhe kontribuese e NATO-s, ka treguar e provuar se është edhe një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit ndërkombëtar. (D.D/Shuplaka)