Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka folur dhe për akuzat që shpeshherë bëhen ndaj tij se ai nuk e do Reformën në Drejtësi. Meta është shprehur se që në fillim ai e ka mbështetur këtë reform edhe më një shkresë ndaj SHBA-ve.
‘’Nëqoftë se zoti Meta nuk do të ishte shumë i qartë për konsensusin reforma nuk do të ndodhte. Ka njerëz që duan të manipulojnë ambasadorin. SHBA e ka ditur qëndrimin tim me shkrim. Nëse do të votonim një reform pa opozitën ajo do të ishte një ditë e zezë për Shqipërinë.
Çdo prokuror, gjykatës që ka probleme, që nuk justifikon pasurinë e tij të hiqet. Po unë jam kundër çdo presioni me heqje vizash për prokurorët dhe gjyqtarët’’, është shprehur Meta.
Ai ka theksuar dhe ritheksuar faktin se zbatimi i Reformës është jetik për të ardhmen e vendit. (E.K/SHUPLAKA)