Presidenti i zgjedhur i vendit Ilir Meta ka thumbur përsëri po kësaj radhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë kryeministrin Rama.
“Timoni iku, tani të marrin një tepsi si timon”,-tha Meta nga Berati.
Pjesë nga fjala e Metës:
Edi e humbi shansin, për të qenë një timonier i mirë, nuk ndërtohet shteti në mënyrë policeske , jo me presione që po nuk vazhdove në këtë parti nuk je më në punë. Ju kemi treguar një vizion tjetër, e kemi nisur nga qytetarët për të vajtur në pushtet me votën e tyre, versioni i tepsisë vjen nga ata që erdhën në politikë me katapult dhe me lugë në brez, ditën e parë janë bërë ministra, ne kemi vizionin e respektit ndaj më të dobëtit.
Plani për punësimin e 100 mijë të rinjve është një plan serioz, është politikë e mençur, shteti nuk është t’i tregojë muskujt me fukarenjtë, t’i tregojë më bosët e drogës, të kontrollojë koncensionet.
Rritje e LSI solli një dashuri të paparashikuar të Edit dhe Lulit, Edi thotë votoni për mua por po nuk votuat për mua votoni për Luli, ashtu thotë edhe Luli. Kur ju jeni njësoj pse tju votojmë ju?
Ta marrin me qetësi dhe dashuri.
Timioni iku, tani të marrin një tepsi si timon, Shqipëria do të ecë në mënyrë të sigurt, nuk ka kohë as për tragjedi as për komedi.
(M.D/Shuplaka)