Ilir Meta gjatë mitingut të djeshëm nga Durrësi ka sulmuar ashpër PS-në. Duke u fokusuar te ngjyra e flamurit të PS-së, Meta ka theksuar se “MAVI” do të thotë mashtrim, manipulim dhe pabesi dhe këtë e ka provuar edhe Durrësi gjatë 4 viteve të fundit.
“Edhe 72 Shqipëria do të shpëtojë nga sëmundja më e rëndë që përjetoji në 4 vite. Nga zhgënjimi më i madh, i thellë që përjetoi në 4 vite. Nuk do të ketë më fjalë zhgënjim në fjalorin e gjuhës shqipe por do të ketë “mavi”. “Mavi” do të thotë mashtrim, manipulin dhe pabesi dhe këtë Durrësi e ka provuar mjaf mirë. Mavi do të thotë që t’ja japësh shtetin të fortëve, të dhunshme, oligarkëve dhe jesh i nënshtruar ndaj tyre dhe të tregosh forcë, dhunë dhe arrgonacë ndaj hallexhinjve dhe njerëzve të thjeshtë . Në 25 qershor popullit shqiotar do të tregojë se Ilir Meta por edhe tomi dhe xherri kanë vetëm një votë, të 3 milionë shqiptarëve”, u shpreh Ilir Meta nga Durrësi. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post