00:10 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta nga Elbasani me gjimnazistët e LRI-së: Matura Shtetërore të bazohet në transparencë dhe meritokraci

13:35 | 26/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta nga Elbasani me gjimnazistët e LRI-së: Matura Shtetërore të bazohet në transparencë dhe meritokraci

Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në Konventën e Gjimnazistëve të LRI-së në Elbasan. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari për Programin në LSI, Edmond Haxhinasto, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi dhe deputetja e LSI-së,  Monika Kryemadhi.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit, Meta, duke folur për Maturën shtetërore, tha se duhet një administrim më transparent në mënyrë që procesi të bazohet në meritokraci e gjithëpërfshirje. Kryetari i LSI-së theksoi se Shqipëria kë nevojë për energji pozitive dhe për një edukim më të mirë e cilësor për të rinjtë.

“Unë mbështes plotësisht të gjitha propozimet e LRI-së për një administrim më transparent të maturës shtetërore dhe të aplikimeve për universitet në mënyrë që ky proces të jetë i pagabueshëm, dhe të bazohet fuqimisht dhe vetëm në transparencë, në gjithëpërfshirje dhe në meritokraci. Ajo që na duhet është energjia pozitive, është bashkëpunimi, është një edukim më i mirë dhe më cilësor për të rinjtë tanë, është një formim profesional, dhe është mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik në çdo vendim të rëndësishëm që politikanët marrin në Tiranë dhe në Elbasan”, Meta.

Duke folur para gjimnazistëve, Meta shprehu keqardhjen që politika shqiptare vë në diskutim ende zgjedhjet dhe standardet e zgjedhjeve pas 26 vjetësh në një vend anëtar të NATO-s, kandidat për në BE.

“Në një politikë që për fat keq mbush parlamentin dhe shumë institucione të tjera ku duhet të ketë njerëz me integritet dhe jo njerëz me probleme me të kaluarën kriminale e kështu me radhë. Ndaj e vetmja zgjidhje është të gjithë të rinjtë e të rejat e Elbasanit të bëhen bashkë për t’i rikthyer traditat më të shkëlqyera këtij qyteti, në radhë të parë qytetarin, dashurinë dhe përkushtimin për dijen, për arsimin dhe njëkohësisht për të rritur kapacitetet tuaja për ta ndryshuar të ardhmen”, deklaroi Kryetari i LSI-së.

Ndërsa, deputetja e LRI-së, Monika Kryemadhi, tha në fjalën e saj se me këta të rinj dhe të reja, që ka Elbasani dhe Shqipëria, të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara dhe për të zhvilluar vendin e tyre, çdo gjë është e mundur.

“Slogani i LSI-së është ‘Një Shans për të gjithë’, por me këta të rinj dhe të reja është një shans për Elbasanin, sepse të kesh këto djem e këto vajza kaq energjikë, kaq të mençur dhe kaq produktivë, vërtetë Elbasani e ka një shans. Me këta të rinj dhe të reja, të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara, kanë dëshirë për të zhvilluar vendin e tyre, unë e jam e bindur se çdo gjë është e mundur”, u shprehKryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi në fjalën e saj theksoi se LRI ka marrë angazhimin për të përmirësuar procedurën e maturës shtetërore për të garantuar një edukim sa më të mirë për të rinjtë.

“Të jesh pjesë e LRI-së do të thotë të jesh në një familje të madhe ku mbizotëron solidariteti, çiltërsia, thjeshtësia, pasioni dhe dëshira për të bërë më të mirën për këtë vend. Të jesh pjesë e LRI-së do të thotë të kesh një shans për të një edukim më të mirë për çdo gjimnazist të qytetit të Elbasanit. Një shans për një punë të paguar më mirë. Ne si LRI kemi marrë angazhimin maksimal që do ta ndjekim këtë çështje deri sa ti gjendet zgjidhe këtij ngërçi që vit pas viti krijon pasiguri pasi një herë e përgjithmonë kjo reformë do të mbarojë dhe për këtë do të punojmë për një edukim më të mirë”, tha kryetarja e LRI-së.

Në fjalën e tij, Sekretari për Programin, z. Edmond Haxhinasto theksoi se rinia është e ardhmja e vendit dhe për këtë ajo meriton të angazhohet më shumë politikisht në mënyrë që aspiratat e tyre të bëhen realitet. “Një sfidë e jashtëzakonshme që ka sot Shqipëria, është çështja e besimi dhe e shpresës tek e ardhmja e Shqipërisë. Është e vërtetë që shumë nga ju mund të mendojnë edhe emigracionin, por nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është të angazhohemi politikisht, të angazhohemi fuqishëm me qëllim që ëndrrat që kemi, objektivat që kemi t’i realizojmë pikërisht këtu në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë”,  Haxhinasto. (J.V/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1229″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

Etiketa: elbasanilir metate rinjte
Pas

Dëmshpërblimi për Zharrëzën nga buxheti i shtetit, gazetari: Pyeteni Bankersin mos ka nevojë për naj lek. T’i vëmë nga xhepi!

Para

Rrëfehet atleti që ngriti flamurin shqiptar në Beograd: Nuk kishte kënaqësi më të bukur

Para
Rrëfehet atleti që ngriti flamurin shqiptar në Beograd: Nuk kishte kënaqësi më të bukur

Rrëfehet atleti që ngriti flamurin shqiptar në Beograd: Nuk kishte kënaqësi më të bukur

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.