Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Marsejë me Princin Albert II i Monakos, prej të cilit ka marrë një premtim lidhur me një projekt të rëndësishëm në Shqipëri.
Meta shprehet se kanë rënë dakort për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm.
“Sot në Marsejë pata një takim të mrekullueshëm me lartësinë e tij, Princin Albert II të Monakos. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku ai shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz. Ramë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm.”, u shpreh Meta.
(J.V/Faxweb)