Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka lajmëruar sot në Shkodër mbajtjen e një mitingu që ai e quajti “historik” në Tiranë me 15 qershor.
“Shkodra do ketë rol madhështori në 25 qershor, që ta ndalojë këtë sistem. Të gjitha votat duhet të shkojnë për LSI , mos harroni, në 15 qershor jeni të ftuar për mitingun historik në Tiranë që do ta nisë rrugën për ta çuar LSI-në forcë e parë.
Fitore për LSI dhe rininë e Shqipërisë”,-u shpreh Meta nga Shkodra.
“Kjo qeveri e ka vendin në arkivat e shqiptarëve dhe shqipërisë si qeveri e shëmtuar e cila tallet me dinjitetin e shkodranëve dhe shqiptarëve. Rinia e Shkodrës nuk ka më asnjë minutë për të humbur. Do të japi fundin për Tomin dhe Xherin duke votuar LSI-në.
Shkodra e ka marrë vendimin e saj, Shkodra e traditës, do t’i thotë jo Tomit dhe Xherrit dhe do t’i thotë po rinisë së vet, prandaj të gjithë në votime më 25 qershor. Të gjitha votat, jo vetëm për simpatizantë, por është vizion i çdo shkodrani që do demokracinë, që ndihet i papajtuar dhe i tradhëtuar”, deklaroi Meta ndër të tjera nga Shkodra.
(M.D/Shuplaka)