Dhuna e ushtruar ndaj 18-vjeçarit Orgest Grembit në Zharrës, për shkak se ai kishte dalë hapur se do votonte LSI-në, e ka nevrikosur shumë Ilir Metën.
Në takimin elektoral në Fushë-Krujë, Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do të lejojë që asnjë mandate të preket në mënyrë të pandershme.
“Dua t’i them meqë nuk ka vend akoma, ose nuk i ka dalë dopingu, t’i thërrasi mendjes. As ai dhe as ai tjetri që u arratis në 96 në Greqi, me fustan grash. E di mirë forcën e tyre unë, trimërinë e tyre. Fundi i Jakunoviçit të Ukrainës do të duket lule, sepse në këtë vend, edhe nëse ka rënë kryetari i opozitës, edhe nëse bie policia e prokuroria nuk bie rinia e Shqipërisë.
Jo një madat të preket, një votë të preket, do jap fjalën e shqiptarit, malësorit, skraparlliut, nuk ka më vrimë për Edi Ramën.
Askush të mmos guxojë të vërë dorë mbi njerëzit, të vërë dorë mbi votën, forcë e parë forcë e paparë.
Që ta fillojmë mitingun më 25 qershor, me kreun e Rilindjes që ishte një pabesi ndaj socialistëve dhe gjithë shqiptarëve.
Fitorja është e padiskutueshme dhe e paprekshme, betohem sot për dhimbjet e atij 18 vjeçari, maturanti, që nuk do të ketë frikë Edi Ramën dhe të gjithë ata që guxojnë të vënë dorë mbi zgjedhjet dhe për të gjithë ata që nxituan të thonë se Ilir Meta kërcënoi si Ivanovi, dua të them se nuk jam as Ivanov, as Rama, Lulushi, Berisha, për mua nuk ka gjëë më të rëndësishme se rinia shqiptare.”, deklaroi Meta. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post